Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BIBLIOFÍL,~E mb., libr. Që e do librin, i dhënë pas librave e leximeve; kund. bibliofob.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIBLIOFÍL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Dashamirës e mbledhës i librave të rrallë e të çmuar. Një bibliofil i vërtetë. Shoqata e bibliofilëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIBLIOFILÍ,~A f., libr. Dashuria për librat, për leximin dhe kujdesi për mirëmbajtjen e tyre; pasioni për të lexuarit; libërdashje; kund. bibliofobi. Në shkrimet e tij ndjehet qart…
Shfaq përkufizimin e plotë →BIBLIOFÓB,~E mb., libr. 1. Që ka frikë nga librat dhe i urren ata, libërurrejtës; kund. bibliofil.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Nuk e dëgjon dot këtë bibliofob.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIBLIOFOBÍ,~A f., libr. Mungesë e interesit për të lexuar libra; urrejtje për librat a ndaj krijimtarisë letrare në përgjithësi; kund. bibliofili.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIBLIOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me hartimin e bibliografive, specialist për bibliografi. Bibliograf i përkushtuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIBLIOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Studiues i Biblës. Bibliolog i përkushtuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIBLIOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET libr. Studiuese e Biblës. Bibliologia shpjegonte çdo varg të Psalmeve.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIBLIOMÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Ai që ka mani për të grumbulluar e për të pasur sa më shumë libra. Biblioman i vërtetë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIBLIOMÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET libr. Ajo që ka mani për të grumbulluar e për të pasur sa më shumë libra. Bibliomane e vogël.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë