Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BIÇÍM,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Një farë, një gjë e papërcaktuar mirë, një lloj me të cilin ngjet pak a shumë diçka. Një si biçim shtëpie. Si biçim peme. I atij biçimi. Të një biçimi janë. E solli në biçim (dikë a diçka) e bëri që të jetë si duhet, e solli në din, e solli në rrugë të drejtë (të mbarë).
2. keq. Paraqitja e jashtme e njeriut ose e fytyrës së tij, fytyrë; pamje. Biçimin tënd kishte. Biçim i ati.
3. sh. ~Ë, ~ËR keq. Njeri që nga pamja ose nga sjelljet shquan për keq nga të tjerët; njeri i një lloji të veçantë. Biçim njeri (burrë). Biçim më vete. - Çfarë biçimi! - I njoh unë këta biçimër!
BIÇIMSËZ,~E mb., bised. 1. Shumë i prapë, që bën vetëm të këqija, që e ka nxjerrë kokën së prapi.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Ai pizevengu e biçimsëzi!
Shfaq përkufizimin e plotë →BIÇIKLETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ndreqës biçikletash; vjet. çiklist.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIÇIKLETARÍ,~A f. sh. ~, ~TË Punishte ku ndreqen biçikletat.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIÇIKLÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mjet i lehtë e i shpejtë udhëtimi, zakonisht me dy rrota njëra pas tjetrës, që vihet në lëvizje me këmbë. Biçikletë sportive. Biçikletë dyshe. Biçiklet…
Shfaq përkufizimin e plotë →BIÇIKLÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT sport. Çiklist.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIÇIKLÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET sport. Çikliste.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIÇIKLÍZ/ËM,~ZMI m., sport. Sporti me biçikleta; garë me biçikleta.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë