Fjalori
BEZDISJE

BEZDÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Veprimi kur bezdis dikë a kur bezdisem; bezdi. - falni për bezdisjen, o burra! Bezdisje këmbëngulëse. Bëri një shenjë bezdisjeje.
2. Gjendja kur bezdisim dikë a kur bezdisemi. Na sjell bezdisje.
Sin.: mërzitje, shqetësim, trazim.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: BEZDIS
BEZDIS

BEZDÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. Mërzit me diçkapakëndshme a të padëshirueshme; i ndërpres punën, i prish qetësinë, i sjell bezdi, i hyj nëpër këmbë, e shqetësoj, e trazoj. Na bezdisën mizat. Të bezdiste me pyetje. Bezdisi tërë lagjen. -fal në të bezdisa! - Po të bezdis pak. Bezdis gur e dru (dikush) i shqetësontjerët, nuk i lë rehat; është shumë i prapë. Nani, nani djalën, / Bezdisi mëhallën. (folk.).
Sin.: mërzit, shqetësoj, trazoj, tanoj, stërqit.


Rezultate të ngjashme

BEZDÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. Mërzit me diçka të pakëndshme a të padëshirueshme; i ndërpres punën, i prish qetësinë, i sjell bezdi, i hyj nëpër këmbë, e shqetësoj, e trazoj. Na…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►BEZDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Mërzitem kur vjen dikush a diçka e pakëndshme, lë punën e shqetësohem kur më ngacmon dikush ose kur më pengon diçka e padëshirueshme,…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BEZDÍSSH/ËM (i), ~ME (e) mb., bised. Që të bezdis, i mërzitshëm; që të shqetëson me diçka të papëlqyeshme ose të padëshirueshme, që të ngatërrohet nëpër këmbë e s’të lë rehat; mërz…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BEZDÍSSHËM ndajf. Me bezdi; mërzitshëm. I këqyri bezdisshëm e s’foli. Flet (këndon) bezdisshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BEZDÍSUR (i, e) mb., bised. I bezdisshëm. - Ti qenke i bezdisur, more Mina!

Shfaq përkufizimin e plotë →

BEZDÍSËS,~E mb. Që të bezdis, që nuk të lë rehat, që të bëhet rrodhe, i mërzitshëm e i padëshirueshëm. Zë bezdisës. Zhurmë (mizë) bezdisëse. Natë bezdisëse.Sin.: i mërzitshëm, i p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.