Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BETONÚAR (i, e) mb. 1. ndërt. Që është shtruar a që është veshur me beton; i përforcuar me beton. Shesh i betonuar. Këmbësore të betonuara. Sipërfaqe (urë) e betonuar. Pozicion i betonuar (usht.).
2. keq. Që është mbushur me ndërtime të shumta prej betoni, pa projekte e pa kritere; që nuk ka hapësira të gjelbëruara. Hapësira të betonuara. Qytet i betonuar.
3. fig., edhe keq. Shumë i mbrojtur e i qëndrueshëm, që nuk mund ta ndryshosh lehtë; që nuk mund të çahet a të shkatërrohet. Mbrojtje e betonuar. Pushtet i betonuar. Qëndrime të betonuara.
BETON/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. ndërt. Mbush, vesh ose shtroj diçka me beton; forcoj me beton. Betonojnë këmbët e urës (murin, tunelin, themelet).
2. fig., keq. Dëmtoj rëndë mjedisin dhe natyrën duke ndërtuar objekte të ndryshme (pallate, lokale etj.) me beton; nuk lë hapësira të gjelbra për çlodhje, argëtim etj. E betonuan lagjen (qytetin). Betonoi gjithë zonën e gjelbër.
3. fig., kryes. sport. Marr masa më të forta për të mbrojtur dikë a diçka nga ndonjë sulm, nga ndonjë rrezik etj. E betonuan tregun nga konkurrenca e lirë. Betonoi fitoren. Betonoi sulmin me një lojtar të ri (sport.).
BETONÚES,~E mb., ndërt. Që shërben për gatimin e betonit. Material betonues.
Shfaq përkufizimin e plotë →BETONÚES,~I m. sh. ~, ~IT ndërt. Punëtor që merret me përgatitjen e betonit dhe me punimet e betonimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë