Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: BETOJ
BETOJ

BET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. E lidh me be dikë, e vë në be; i lutem shumë, i përgjërohem; benoj. E betoi me be të madhe.


Rezultate të ngjashme

BETONIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT ndërt. Ai që përgatit beton, betonues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BETONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET ndërt. Veprimi kur betonoj a kur betonohet diçka; shtrim, mbushje a veshje me beton. Punëtor i betonimit. Bënë betonimin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BETONÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT ndërt. Punëtor që përgatit beton, betonier, betonues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BETON/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. ndërt. Mbush, vesh ose shtroj diçka me beton; forcoj me beton. Betonojnë këmbët e urës (murin, tunelin, themelet).2. fig., keq. Dëmtoj rëndë mjedi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BETÓNT/Ë (i, e) mb., ndërt. 1. Që është bërë prej betoni; i veshur me beton. Shtyllë (urë, pistë) e betontë. Mur i betontë. Tempull i betontë.2. fig. I fortë e i qëndrueshëm si bet…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BETONÚAR (i, e) mb. 1. ndërt. Që është shtruar a që është veshur me beton; i përforcuar me beton. Shesh i betonuar. Këmbësore të betonuara. Sipërfaqe (urë) e betonuar. Pozicion i b…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BETONÚES,~E mb., ndërt. Që shërben për gatimin e betonit. Material betonues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►BET/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Përmend një gjë të shtrenjtë a të shenjtë për ta siguruar dikë se them të vërtetën ose se do ta kryej diçka patjetër, bëj be, përbetohem, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

BET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. E lidh me be dikë, e vë në be; i lutem shumë, i përgjërohem; benoj. E betoi me be të madhe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BETÓR,~E mb. 1. Që bën be shpesh, që betohet rëndom, që nuk lë rast pa u betuar.2. etnogr. Që të detyron të betohesh. Loja e kësulave është betore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.