Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BETÉJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ndeshje me armë në një fushë lufte; ndeshje e ashpër ndërmjet forcash kundërshtare; luftë. Betejë tokësore (ajrore, detare). Betejë e ashpër (e përgjakshme, vendimtare). Beteja e Torviollit. Plani i betejës. Hyri në betejë. Nisi (filloi, fitoi, humbi) betejën. Doli nga beteja. Ra në betejë.
2. fig. Veprimtari e gjerë, përpjekje të mëdha e të përqendruara për të plotësuar një detyrë të rëndësishme, luftë. Beteja për jetën. Filluan betejën.
♦ *Kali i betejës libr.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë