Fjalori
BESUAR

BESÚAR (i, e) mb. gëzon besimin e plotëdikujt; që është besnik, që nuk e shkel besën, i besueshëm. Njeri i besuar. Mik i besuar. Rojë e besuar. Shtëpi e besuar. Shokë e miqbesuar.

BESUAR

BESÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) 1. Ai që gëzon besimin e plotëdikujt; besnik, mik për kokë. besuarit e tij. Mbeti i besuari i tij i ngushtë (më i afërt). I besuari i zemrës.
2. Ai që është ngarkuarveprojë me fuqiplotaemërdikujt; ai që vepron sipas porosivedikujt. I besuari i mbretit (i kryeministrit, i qevërisë, i pushtetit).

BESUAR

BESÚAR,~A (e) f. sh. ~A (të), ~AT (të) 1. Ajogëzon besimin e plotëdikujt; besnike. Lajmëtarja dhe e besuara e Herës.
2. Ajoështë ngarkuarveprojë me fuqiplotaemërdikujt. Detyrat përcilleshin nga e besuara e tij.

BËSUAR

BËSÚAR (i, e) mb., krahin. Që ka shumë hirrë, i ujshëm. Kos i bësuar.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: BESOJ
BESOJ

BES/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. edhe jokal. E marr diçka për të vërtetë, pranojështë ashtu ose që përputhet me të vërtetën, i zë besë; kund. dyshoj. Besoj një lajm. I besoi fjalët. Nuk u besoj shenjave. E beson lehtë diçka. Vështirë ta besosh. Mos i beso gjarpritngordhur! (fj. u.).
2. edhe jokal. Kam bindjefortë se diçka do të kryhet, se diçka është e drejtë a e përpiktë; kam besim se dikush do t’i plotësojë shpresat e mia ose zotimet që ka marrë, mbështetem te dikush, i jap besë. I besoj popullit. I besoj shkencës. Besojdrejtësinë. Besoj në të ardhmen. Besojaftësitë e dikujt. Besoj se do ta vlerësojnë drejt. Besoj në pafajësinë e dikujt. Beso e kontrollo! (fj. u.).
3. I ngarkoj dikujt një barrë a një detyrë ose i jap diçka, duke pasur besim tek ai; ia lë në dorë; i them dikujt një lajm, një të fshehtë etj., duke pasur besim se nuk do t'ia tregojë askujt. I besoi një detyrë. I besuan një vend (një rol). I besoi fëmijët. I besoi një të fshehtë.
4. Jam i mendimit; e quajmundshme, kujtoj se..., mendoj se..., pandeh se.... E besojahumbur. Besoj se po. Besoj se mjafton. Besoj se vjen. Besoj se kështu është. Besoj se e ke gabim. Besoj se do të pranojë.
5. edhe jokal. Kam pranuar një fe, jam fetar.
Nuk u besoj (nuk u zë besë) *syve. Nuk u besoj *veshëve.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.