Fjalori
BESOJMË

BESÓJM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. fet. Tërësi parimesh a besimesh fetare. Besojmë (judaike, islamike, e krishterë). Në Mesjetë lulëzuan shumë besojma.
2. libr. Deklaratë e shkurtër publikepërshkruan bindjen a besimin e një personi ose të një grupi njerëzish te një koncept, te një ide ose te një doktrinë e caktuar; kredo. Besojma e tij ishte liria e atdheut.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: BESOJ
BESOJ

BES/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. edhe jokal. E marr diçka për të vërtetë, pranojështë ashtu ose që përputhet me të vërtetën, i zë besë; kund. dyshoj. Besoj një lajm. I besoi fjalët. Nuk u besoj shenjave. E beson lehtë diçka. Vështirë ta besosh. Mos i beso gjarpritngordhur! (fj. u.).
2. edhe jokal. Kam bindjefortë se diçka do të kryhet, se diçka është e drejtë a e përpiktë; kam besim se dikush do t’i plotësojë shpresat e mia ose zotimet që ka marrë, mbështetem te dikush, i jap besë. I besoj popullit. I besoj shkencës. Besojdrejtësinë. Besoj në të ardhmen. Besojaftësitë e dikujt. Besoj se do ta vlerësojnë drejt. Besoj në pafajësinë e dikujt. Beso e kontrollo! (fj. u.).
3. I ngarkoj dikujt një barrë a një detyrë ose i jap diçka, duke pasur besim tek ai; ia lë në dorë; i them dikujt një lajm, një të fshehtë etj., duke pasur besim se nuk do t'ia tregojë askujt. I besoi një detyrë. I besuan një vend (një rol). I besoi fëmijët. I besoi një të fshehtë.
4. Jam i mendimit; e quajmundshme, kujtoj se..., mendoj se..., pandeh se.... E besojahumbur. Besoj se po. Besoj se mjafton. Besoj se vjen. Besoj se kështu është. Besoj se e ke gabim. Besoj se do të pranojë.
5. edhe jokal. Kam pranuar një fe, jam fetar.
Nuk u besoj (nuk u zë besë) *syve. Nuk u besoj *veshëve.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.