Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BESNÍK,~E mb. 1. Që e mban besën e dhënë; që e mban deri në fund zotimin ose që nuk i shmanget asnjëherë detyrës së marrë përsipër; që ndjek pa u lëkundur një tjetër me të cilin është lidhur nga një ideal a nga një qëllim i përbashkët; që nuk tradhton; që nuk i ndryshon ndjenjat dhe qëndrimin kundrejt dikujt a diçkaje, që e ruan deri në fund dashurinë për të ose që e ndjek dhe e mbron atë deri në fund, i besuar; kund. i pabesë. Luftëtar (ushtar, shok, mik) besnik. Shoqe besnike. Grua besnike. Rojë besnike. Doli besnik. Bir besnik i popullit. I qëndroj (i rri, i mbetem) besnik. Më foli si shok i vjetër e besnik. Qeni është një kafshë besnike. Njeriu besnik gjen shok e mik. (fj. u.).
2. Që e pasqyron diçka me vërtetësi e përpikëri, që nuk largohet nga e vërteta, që përputhet plotësisht me diçka tjetër, që mund t’i besohet; i përpiktë. Përkthim (riprodhim, përshkrim) besnik. Kopje besnike. Pasqyrë besnike e diçkaje. Historian besnik. Pasqyrim besnik i realitetit. U qëndron besnik porosive të të atit.
3. Besimtar; që ndjek me përpikëri ritet dhe kërkesat e një feje.
✱Sin.: i besuar, besar, besëtar (besatar), besimtar, besëmirë, shtyllak, i përpiktë, i ngushtë.
♦ *Qen besnik (rojë) (i dikujt) përb.
BESNÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Grua besnike.2. Besimtare.
Shfaq përkufizimin e plotë →BESNIKÍ,~A f., krahin. Besnikëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →BESNIKÍSHT ndajf. Besnikërisht. Aq besnikisht ia huajti gjuhën dhe aq me mjeshtëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →BESNIKËRÍ,~A f. 1. Të qenët besnik, vetia e njeriut besnik; ndjenjë e qëndrueshme e dashurisë për dikë; qëndrueshmëri e patundur në marrëdhëniet dhe në lidhjet me dikë, devotshmëri…
Shfaq përkufizimin e plotë →BESNIKËRÍSHT ndajf., libr. 1. Në mënyrë besnike, me besnikëri. I shërbej besnikërisht. Mbroj (ruaj, ndjek, kryej) besnikërisht. Punoj besnikërisht. I përmbahet besnikërisht fjalës …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë