Fjalori
BËSIM


Rezultate të ngjashme

BESIMBJÉRRËS,~E mb. Që nuk të krijon besim a që ta lëkund besimin që ke. Veprim besimbjerrës. Sjellje besimbjerrëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BESIMPLÓTË mb. Që ka besim të plotë te dikush a në diçka; që shpreh besim të plotë, që përshkohet nga besimi i palëkundur. Bashkëpunim besimplotë. Buzëqeshje besimplotë. Shokë të p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BESIMTÁR,~E mb. Që beson në një fe, që pranon se ka Perëndi; fetar, besatar. Njeri besimtar. Plaka besimtare.Sin.: fetar, besnik, besëtar (besatar).

Shfaq përkufizimin e plotë →

BESIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. fet. Ai që beson në një fe; ai që pranon se ka Perëndi, njeri fetar. Besimtarët e pranishëm. Grup besimtarësh. Komunitetet e besimtarëve. Ishin mbledh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BESIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fet. Ajo që beson në fe; ajo që pranon se ka Perëndi, fetare. Besimtare të përkushtuara. Në ceremoni kishin ardhur shumë besimtare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BESIMTARÍ,~A f., libr. Të qenët besimtar; besimi në një fe; besimi në Perëndi; përshpirtëri. Besimtari e vërtetë (e plotë). Besimtaria edukohet. Besimtaria është pasqyrë e shpirtit…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BESIMTARÍSHT ndajf., libr. Me besim të plotë, me gjithë shpirt. E thoshte besimtarisht këtë fjalë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.