Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BESËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. etnogr. Ai që hyn si ndërmjetës në mes të dy palëve në gjak për të ndërprerë hakmarrjen për një kohë të caktuar, besëlidhës. Besëtarë të së drejtës. Hyri besëtar. Besëtarët mbeten dorëzanë. (fj. u.). Besëtari s’e njeh frikën. (fj. u.).
2. Besnik. Besëtar i paepur. Besëtarë e trima. Besëtar i pashoq. Ua thashë besëtarëve tanë fjalët e tua për t’i përhapur kudo.
BESËTÁR,~E [BESATÁR,~E] mb. 1. Besnik. Burrë (luftëtar) besëtar. Grua besëtare. Roje besëtare. Kush ka gjetur një mik besëtar, ka gjetur një thesar. (fj. u.). Besëtar duhet të jesh…
Shfaq përkufizimin e plotë →BESËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. etnogr. Ai që hyn si ndërmjetës në mes të dy palëve në gjak për të ndërprerë hakmarrjen për një kohë të caktuar, besëlidhës. Besëtarë të së drejtës. Hy…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë