Fjalori
BERONJË
BERONJË

BERÓNJ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Grua që nuk bën fëmijë; femër e kafshëve shtëpiake që nuk pjell; shterpë. Dele bejkë me këmborë, / Shtatë vjet mbeti beronjë. (folk.).
2. Tokë jopjellore. Beronjat i lënë ugare.

BERONJË

BERÓNJ/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Malpolon monspessulanus) Gjarpër i hollë e i gjatë që i mbështillet njeriut a shtazës përreth kur do ta hajë; ber, shigjetull. - Po të kafshoi beronja, zor se shpëton!
2. bot. Ashe. Fletë beronje. Kodër me beronja.


Rezultate të ngjashme

BERÓNJËSHE mb. Shterpë. Grua beronjëshe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BERONJËSÍ,~A f., libr. Të qenët shterpë, shterpësi. Beronjësia e femrës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BERONJÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Grua që nuk lind fëmijë, beronjë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.