Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BERBÉR,~E mb., gjuh. I berberëve; që lidhet me berberët, me mënyrën e jetesës dhe me gjuhën e tyre. Dinastia berbere. Fiset nomade berbere. Mbretëria berbere. Gjuhë berbere gjuhë e përbërë nga shumë dialekte afro-aziatike, që flitet kryesisht në Marok. Kalendar berber kalendar bujqësor tradicional, i cili përdoret në krahina të ndryshme të Afrikës së Veriut. I lidhur ngushtë me gjuhët berbere.
BERBÉR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ka për mjeshtëri të qethë flokët dhe të rruajë; rrojtar, floktar. Brisk berberi. Bluza e berberit. Karrige berberi. Qethem (rruhem) te berberi. Punon berber. Berberi që nga Devolli, / E mira këtu e solli. (folk.). Ç’t’i bëjmë berberit darkë? / T’i therim një pulë plakë. (folk.). Te koka e qerosit të gjithë bëhen berberë. (fj. u.). Berberi edhe në gjumë ëndërron shkumë sapuni. (fj. u.).
2. vjet. Ai që bën synet djemtë myslimanë. Djemtë e vegjël kishin frikë nga berberi.
✱Sin.: rrojtar, floktar, qethar, qethtar.
♦ Bëhet berber në kokën e tjetrit (e qerosit) (dikush) iron. bën diçka pa pyetur se sa e dëmton tjetrin; e mëson diçka në kurriz të tjetrit. Më rrove të rrova *brisku (qe) i berberit.
BERBÉR,~III m. kryes. sh. Ë, ~ËT Pjesëtar i popullit hamito-semitik mysliman i rajonit të Magrebit në Afrikën e Veriut, që sot gjendet më shumë në malet Atlas të Marokut e të Algjerisë, me një kulturë të gjerë gojore e që flasin në gjuhën berbere; banor vendës i këtyre rajoneve ose ai që e ka prejardhjen nga këto vise. Berberët u bënë të pavarur. Vendi i berberëve. Gjuha e berberëve. Traditat gojore të berberëve. Diktatura e berberëve.
BERBÉR,~E mb., gjuh. I berberëve; që lidhet me berberët, me mënyrën e jetesës dhe me gjuhën e tyre. Dinastia berbere. Fiset nomade berbere. Mbretëria berbere. Gjuhë berbere gjuhë e…
Shfaq përkufizimin e plotë →BERBÉR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ka për mjeshtëri të qethë flokët dhe të rruajë; rrojtar, floktar. Brisk berberi. Bluza e berberit. Karrige berberi. Qethem (rruhem) te berberi. P…
Shfaq përkufizimin e plotë →BERBÉR,~III m. kryes. sh. Ë, ~ËT Pjesëtar i popullit hamito-semitik mysliman i rajonit të Magrebit në Afrikën e Veriut, që sot gjendet më shumë në malet Atlas të Marokut e të Algje…
Shfaq përkufizimin e plotë →BERBERHÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Floktore. Sheshi përpara berberhanës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BERBERÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Floktore.2. Mjeshtëri e floktarit, zanati i berberit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BERBERÍS vep. ~A, ~UR kal. Qeth; rruaj. Berber berberise mirë, / Do të të paguaj një lirë. (folk).
Shfaq përkufizimin e plotë →BERBERÍSHT/E,~JA f., gjuh. Grup gjuhësh që fliten nga disa popuj në Afrikën Veriore; gjuhë afrikane e berberëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë