Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BENGALÉZ,~E mb. Që lidhet me Bengalin (Indi) ose me bengalezët, që është karakteristik për Bengalin a për bengalezët, i Bengalit ose i bengalezëve; që është krijua nga bengalezët. …
Shfaq përkufizimin e plotë →BENGALÉZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës i Bengalit ose ai që e ka prejardhjen nga Bengali. Pavarësia e bengalezëve nga Pakistani. Kjo ngjarje do t’i qetësonte bengalezët.
Shfaq përkufizimin e plotë →BENGALÉZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Bengalit ose ajo që e ka prejardhjen nga Bengali. U bëri thirrje bengalezeve.
Shfaq përkufizimin e plotë →BENGALÍSHT ndajf. Në gjuhën e bengalezëve. Fliste shumë bukur bengalisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →BENGALÍSHT/E,~JA f., gjuh. Gjuhë indo-ariane e Bengalit. Alfabeti i bengalishtes.
Shfaq përkufizimin e plotë →BENGÁZAS,~E mb. Që lidhet me qytetin e Bengazit (Libi) ose me bengazasit, që është karakteristik për Bengazin a për bengazasit, i Bengazit ose i bengazasve; që është krijuar nga be…
Shfaq përkufizimin e plotë →BENGÁZAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor vendës i qytetit të Bengazit ose ai që e ka prejardhjen nga Bengazi. Traditat e bengazasve.
Shfaq përkufizimin e plotë →BENGÁZAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e qytetit të Bengazit ose ajo që e ka prejardhjen nga Bengazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÉNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Nishan në lëkurë; nishan i faqes, i gushës etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë