Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BELGJIÁN,~E mb. Që ka të bëjë me Belgjikën ose me belgjianët, që është karakteristik për Belgjikën ose për belgjianët, i Belgjikës ose i belgjianëve; që është krijuar nga belgjianët. Popullsia belgjiane. Kufijtë belgjianë. Këngë belgjiane. Sportistët belgjianë. Trashëgimia belgjiane. Pushkë belgjiane.
BELGJIÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Belgjikës ose ajo që e ka prejardhjen nga Belgjika.
Shfaq përkufizimin e plotë →BELGJÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Pushkë e prodhimit belgjian (para Luftës së Dytë Botërore). I ra me belgjik. I drejtuan tytën e belgjikut. Në brez kishte vezme me plumba belgjiku.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë