Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BELBËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Më merret goja kur flas, më mbahet goja; bërbëlit (bërbëlis), belbem. Belbëzon lehtë. Belbëzonte si fëmijë. Gabimet në të folur te personat që belbëzojnë. Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. (fj. u.).
2. edhe kal. Nis të flas, mësoj të shqiptoj fjalët e para të palidhura, të paqarta e të cunguara (për fëmijët e vegjël). Ka nisur të belbëzojë fëmija. Belbëzon fjalët e para.
3. kal. Them diçka nëpër dhëmbë, i shqiptoj fjalët jo qartë e përgjysmë, mërmërit, flas turbull; keq. llomotit. Belbëzoi diçka (me vete). Belbëzonte heshtur. Belbëzonte pa pushim. Zuri të belbëzojë i acaruar. Po belbëzon se nuk ka fakte.
✱Sin.: bërbëlit, belbem, mërmërit, llomotit.
BELBËZÁK,~E mb. 1. I belbër.2. Që shqiptohet si nëpër dhëmbë, që shqiptohet duke mërmëritur. Fjalë belbëzake.3. si em. m. e f. Sipas kuptimit 1 të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BELBËZÁN,~E mb. 1. Belban.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BELBËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur belbëzoj. Belbëzimi i fëmijëve. Pas disa belbëzimeve.2. E metë e të folurit që shfaqet me shqiptim të ndërprerë e të cunguar të fjalëve. B…
Shfaq përkufizimin e plotë →►BELBËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bëhem i belbër.
Shfaq përkufizimin e plotë →BELBËZÓNJËS,~E mb. 1. I belbër, belbëzues.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BELBËZUÁR/IT (të) as. 1. Belbëzim.2. Mërmëritje.
Shfaq përkufizimin e plotë →BELBËZÚES,~E mb. Që del i paqartë, i cunguar e me ndërprerje; si e shqipton një i belbër, që shqiptohet keq; që dëgjohet si belbëzim (për zërin). Me zë belbëzues. Me fjalë belbëzue…
Shfaq përkufizimin e plotë →BELBËZÚJË mb. 1. Belbane, belbujë.2. si em. f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë