Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BEKTASHIÁN,~E mb., fet. Që ka të bëjë me bektashizmin ose me bektashinjtë, që lidhet me bektashizmin ose me bektashinjtë, i bektashizmit ose i bektashinjve; që ndjek bektashizmin. Banorë të besimit bektashian. Udhëheqësit shpirtërorë bektashianë. Kleri bektashian. Komuniteti bektashian. Qendër bektashiane. Teqe bektashiane. Poezia bektashiane. Familje bektashiane.
BEKTASHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË fet. Pasues i bektashizmit, besimtar i fesë bektashiane. Teqeja e bektashinjve. Një bektashi i devotshëm. Figura të njohura bektashinjsh. Festat e bek…
Shfaq përkufizimin e plotë →BEKTASHÍZ/ËM,~MI m., fet. Sekt mysliman i krijuar në shekullin XV, që ka elemente të panteizmit e që përcjell te besimtarët vlerat e dashurisë, të mirëkuptimit etj. Faktori bektash…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë