Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BEK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. fet. I jap dikujt a diçkaje hirin e Perëndisë, zakonisht duke i bërë kryqin dhe duke shqiptuar lutje; e bëj të shenjtëruar me anë të një riti, hirësoj. Bekonte njerëzit (bereqetin, bukën, ujin, shtëpinë). Bekoi martesën. Të më vësh atë kurorë, / Babai yt të ta bekojë. (folk.).
2. I uroj dikujt mbarësi e lumturi; i jap uratën; kund. mallkoj. Bekoi djalin. Bekoi shtëpinë. Bekoj ditën që linde. - Hajde, nënë më beko! (folk.).
3. I shpreh dikujt falënderimin; i jam mirënjohës dikujt a diçkaje, e lëvdoj me mirënjohje. Bekonte fatin (ditën). Brezi i ardhshëm do të bekojë ata bujq dhe mbjellës të mirë.
4. keq., iron. Shpreh miratimin për diçka të keqe; e nxit dikë për ta vijuar diçka më tej. Bekonte paudhësitë e tyre.
BEKÓJS/Ë,~A f., fet. Ajo që është bekuar; çdo ushqim a send tjetër i bekuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BEKÓ/HEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR fet. 1. vetv. Marr bekimin. Ne do të bekohemi me pavdekësinë.2. pës. e BEKÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë