Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BÉJT/E,~JA f. kryes. sh. ~E, ~ET 1. let. Vjershë zakonisht me strofa prej dy vargjesh, karakteristike për poezinë e vendeve të Lindjes, që u përhap në Shqipëri në shekujt XVII-XVIII. Hartuesi i bejteve.
2. let. Vjershë lirike a humoristike e thurur aty për aty; shak. vjershë humoristike që dy veta ia ngrenë njëri-tjetrit në bisedë e sipër. Bën (nxjerr) bejte. I ngjiti bejte. Bejte në shkop bejte që dy vetë krijojnë aty për aty për njëri-tjetrin, bejte hidh e prit. Po t’i qit nja dy a tri bejte, / Verja veshin, o moj dritë. (folk.).
3. keq. Vargje pa vlerë, vjershë e keqe. Shkruante bejte.
BEJTEXHÉSH/Ë,~A f. ~A, ~AT keq. 1. Bejtare.2. Ajo që shkruan vargje pa vlerë artistike, vjershëtare e keqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →BEJTEXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Bejtar. Bejtexhinj shkodranë. Tradita e bejtexhinjve. Letërsia e bejtexhinjve. Ndikimi i folklorit te bejtexhinjtë.2. keq. Ai që shkruan vargje pa …
Shfaq përkufizimin e plotë →BÉJTA pj., krahin. Ndoshta, mbase, belqim.
Shfaq përkufizimin e plotë →BEJTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT arb. Bejtexhi. Bejtarë të dëgjuar. Bejtarë popullorë. Këngët përhapen nga bejtarët. U rri mes bejtarëve dhe rapsodëve të krahinës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BEJTÁR/E,~JA f. ~E, ~ET Ajo që bën bejte, bejtexheshë; vjershëtare popullore që thur vargje lirike ose satirike, zakonisht aty për aty. Bejtare e Malësisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë