Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BEJKARÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Dash i bardhë, bejk, bejkush.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÉJKER,~I m. sh. ~A, ~AT kim. Enë me grykë të gjerë dhe me buzë, që përdoret për të derdhur lëngje (zakonisht në laboratorë). Hidhet në bejker. Vendoset në një bejker.
Shfaq përkufizimin e plotë →BEJKODÁSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT etnogr. Ai që thirret në kuvendin e pleqve për t’u gjykuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →BEJKÚSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Bejk. Qan për të ziun çoban, / Për bejkushin e kopesë. (folk.).
Shfaq përkufizimin e plotë →BEJKÚSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Bejkë. Mori dhëmëkuçumbele, të të puth, pa të jap një dele, / Haj milore, haj shterpore, haj bejkushen përçore. (folk.).
Shfaq përkufizimin e plotë →BÉJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dele e bardhë. Bejkë rudë. Bejkë mali. Lesh bejke. Bejkë e bardhë, / Bejkë e stanit. (folk.). Ç’ka që qan bejkë belaja, / I ka humbur fukaraja, / Nëpër …
Shfaq përkufizimin e plotë →BEJKËR (i, e) mb. I bardhë. Dash i bejkër. Dele e bejkër.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë