Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BEHÁR,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Pranverë; muajt e ngrohtë të vitit (pranvera dhe vera) kundrejt muajve të ftohtë; verë; kund. dimër. Behar i nxehtë. Dimër e behar. Muajt e beharit. Rroba behari. Shi behari. Vapa e beharit. Ethe behari. Doli behari. E kaloi beharin. Mollë behari mollë kokërrvogël me formë vezake e me ngjyrë të kuqe në të verdhë. - Ç'tha i pari, e zëntë behari! (ur.) ashtu qoftë! I ziu kam tre beharë, / Që kam ngrirë e jam tharë, / Për miken që s’e kam parë. (folk.). Hapi sytë e zez, / Të na sjellësh beharë. (folk.). Ç'lë dimri, e gjen behari. (fj. u.). Nikoqiri rrobat e dimrit i bën në behar. (fj. u.). Shiu i beharit si vrapi i gomarit. (fj. u.). Kur këndojnë shumë qyqe, i del lezeti beharit. (fj. u.). Me një lule s’vjen behari. (fj. u.). Po t’i dëgjonte perëndia galat, behari s’vinte kurrë. (fj. u.).
♦ U bë behar (dikush) u çel në fytyrë, u gëzua; u lumturua. Më bëhet zemra behar gëzohem shumë, më kënaqet shpirti, lumturohem; më këndon zemra; më qesh zemra. Ta bën dimrin behar (verë) (dikush) shih ngrin akull në korrik2 (dikush). *Ethe behari. E ka gojën behar (dikush) është gojëmbël, flet me të mirë e thotë vetëm fjalë të gëzueshme; nuk e prish (nuk e ndyn) gojën. *Shi behari shaka. *Vetëtimë behari.
BEHÁRE,~T f. vet. sh., bised. Erëza. Gjellë me behare.
Shfaq përkufizimin e plotë →BEHARÍM,~I m. Verim. Beharimi i sivjetshëm i shkoi mbarë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BEHARÍSHT ndajf., bised. Si për stinën e verës, si për behar. Ishte veshur beharisht. Fle beharisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →BEHÁRNA,~T f. vet. sh., bised. Beharet. I shtie beharna gjellës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BEHAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., jokal. Kaloj verën, veroj. Beharojnë në mal. Plaka thoshte “beharojmë”. Beharofsh gëzuar e plot bereqet! (ur.)
Shfaq përkufizimin e plotë →BEHARÓR,~E mb., bised. 1. Që ka të bëjë me beharin, i beharit, që është karakteristik për beharin; që bëhet a që piqet në behar; veror, i verës. Mbrëmje beharore. Pemë (mollë) beha…
Shfaq përkufizimin e plotë →BEHÁN/E,~IA m. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Shkak, arsye, vang. Gjeti një behane për të mos ardhur.2. Cen, gjymtim, e metë; njollë morale. Njeri me behane. Po t’i kallëzoj behanet e tyre. …
Shfaq përkufizimin e plotë →BEHÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Bajalldisem.
Shfaq përkufizimin e plotë →BEHÁTJ/E,~A f. Bajalldi.
Shfaq përkufizimin e plotë →BEHÁTUR (i, e) mb. I bajalldisur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë