Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BEGENÍSJ/E,~A f., bised. 1. Veprimi kur begenisim dikë a diçka; pritje e përcjellje me nderim e respekt. Nuk kaloheshin caqet e begenisjes.
2. Begeni. - Faleminderit për begenisjen! - Rrofsh për begenisjen!
BEGENÍS vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. Pres një tjetër, zakonisht të një shkalle më të ulët, duke i bërë nderet; i bëj dikujt një vizitë për ta nderuar. - S’na begenisi fare!
2. kal. Pranoj të kem marrëdhënie me dikë që qëndron në një shkallë më të ulët se unë, sillem i afërt e i thjeshtë me të; pranoj diçka që e quaj më poshtë se shkalla ime; e përfill. Begenis shokët. Begenis më të vegjlit. Ia begenis fjalët. Floririn që të dërgova, / Më thanë s’e begenise, / Moj çupë fodulle. (folk.).
3. iron., jokal. Pranoj të bëj diçka a të merrem me dikë megjithëse e quaj të papërshtatshme për shkallën time; denjoj. Nuk begenis të flasë. As begenisi t'i hidhte një vështrim. U shkriva si bora në shkëmb, / Begenis, fole një fjalë! (folk.).
BEGENÍ,~A f., bised. Mirësjellje e nderim që tregojmë kundrejt dikujt kur e presim ose kur takohemi me të; përfillje, begenisje. Të pret me begeni. Sillet me begeni. E ka me begeni…
Shfaq përkufizimin e plotë →BEGENÍS vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. Pres një tjetër, zakonisht të një shkalle më të ulët, duke i bërë nderet; i bëj dikujt një vizitë për ta nderuar. - S’na begenisi fare!2. kal. …
Shfaq përkufizimin e plotë →BEGENÍSSH/ËM (i), ~ME (e) mb., bised. I begenisur. Njerëz të begenisshëm. Është shumë i begenisshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →BEGENÍSUR (i, e) mb., bised. Që e nderon tjetrin duke e përfillur dhe duke e pritur mirë, i pritur; që sillet me thjeshtësi e me nderim kundrejt të tjerëve; derëhapur, me zemër të …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë