Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BEGATÓR,~E mb. 1. poet. Që jep prodhime të bollshme, pjellor; i begatshëm. Tokë begatore. Kullotat begatore të maleve. Krojet begatore. Pranverë begatore.
2. vjet. I pasur, i kamur. Të zotët bëhen begatorë.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Përkthyesit mbeten begatorët më të zellshëm të shqipes.
✱Sin.: pjellor, i begatshëm, i pasur, i kamur, i gratshëm, i frytshëm.
►BEGAT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Pasurohem, fitoj një pasuri. Të punojmë që të begatohemi. Uroj që të begatohemi edhe në këtë drejtim.2. vetv., vet. v. III I shtohen të …
Shfaq përkufizimin e plotë →BEGAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I sjell të mira me shumicë, e bëj të begatshëm, e pasuroj. Begatojmë atdheun (vendin). Begaton gjuhën (letërsinë). I begatoi jetën. Me këtë vepër …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë