Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►BEFAS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Habitem shumë nga diçka e papritur, çuditem, s’më besohet, mbetem me gojë hapur. U befasova kur ma tha. U befasova me të drejtë. Po befasohem nga pamja që po shoh.
2. vetv. Gjendem në befasi, nuk jam i përgatitur për diçka të papritur. U befasuam nga kjo ngjarje. Nuk duhet të befasohemi.
3. pës. e BEFASÓJ.
✱Sin.: habitem, çuditem, mahnitem, mërehem, çmeritem, hutohem, shastisem, nemitem, topitem.
BEFAS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të habitet shumë nga diçka e papritur. Më befasoi me ato fjalë. Diçka ju befasoi. Donte t’i befasonte të gjithë.2. Sulmoj në befasi; kap a z…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë