Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BEFASÍ,~A f. 1. Gjendje në të cilën jemi të papërgatitur për një të papritur; të qenët i papritur për dikë (për një ngjarje, për një veprim etj.); beh. Goditje në befasi. Zë (kap, gjen) në befasi. Sulmoi (goditi) në befasi. Shfrytëzon befasinë.
2. Goditje ose veprim i papritur dhe i menjëhershëm kundër dikujt. Me anë të befasisë. Përdori befasinë. I shmangem befasisë.
BEFASÍM,~I m. 1. Veprimi kur befasoj dikë a kur befasohem; zënie në befasi.2. Gjendja kur befasoj dikë a kur befasohemi.✱Sin.: habitje, çuditje, mahnitje, çmeritje, hutim, shastisj…
Shfaq përkufizimin e plotë →BEFASÍSHT ndajf. 1. Në befasi; në mënyrë të menjëhershme e të papritur (për sulmin, për goditjet ose për veprime të tjera të tilla). Sulmoi befasisht. E kapi (e zuri) befasisht.2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →BEFASÍSHËM ndajf. Befasisht. Erdhi (u shfaq) befasishëm. Godasin (sulmojnë) përnjëherë, befasishëm. Pikëllohej fare befasishëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →BEFASÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ndodh në mënyrë të papritur e të menjëhershme, që bëhet a që vjen në befasi, i papritur, i papandehur, i beftë. Sulm i befasishëm. Goditje (gjuajtje…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë