Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BEFÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Gjendje e vështirë, hall, shtrëngesë. E zuri befaja.✱Sin.: hall, e keqe, shtrëngesë, shtrëngicë, ngërmesë, rricë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÉFAS ndajf. Në mënyrë të papritur dhe të menjëhershme; befasisht, papritur. Erdhi (hyri, iku) befas. Sulmoi befas. Vdiq befas. U zbeh (u skuq) befas.
Shfaq përkufizimin e plotë →BEFASÍ,~A f. 1. Gjendje në të cilën jemi të papërgatitur për një të papritur; të qenët i papritur për dikë (për një ngjarje, për një veprim etj.); beh. Goditje në befasi. Zë (kap, …
Shfaq përkufizimin e plotë →BEFASÍM,~I m. 1. Veprimi kur befasoj dikë a kur befasohem; zënie në befasi.2. Gjendja kur befasoj dikë a kur befasohemi.✱Sin.: habitje, çuditje, mahnitje, çmeritje, hutim, shastisj…
Shfaq përkufizimin e plotë →BEFASÍSHT ndajf. 1. Në befasi; në mënyrë të menjëhershme e të papritur (për sulmin, për goditjet ose për veprime të tjera të tilla). Sulmoi befasisht. E kapi (e zuri) befasisht.2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →BEFASÍSHËM ndajf. Befasisht. Erdhi (u shfaq) befasishëm. Godasin (sulmojnë) përnjëherë, befasishëm. Pikëllohej fare befasishëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →BEFASÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ndodh në mënyrë të papritur e të menjëhershme, që bëhet a që vjen në befasi, i papritur, i papandehur, i beftë. Sulm i befasishëm. Goditje (gjuajtje…
Shfaq përkufizimin e plotë →►BEFAS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Habitem shumë nga diçka e papritur, çuditem, s’më besohet, mbetem me gojë hapur. U befasova kur ma tha. U befasova me të drejtë. Po befa…
Shfaq përkufizimin e plotë →BEFAS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të habitet shumë nga diçka e papritur. Më befasoi me ato fjalë. Diçka ju befasoi. Donte t’i befasonte të gjithë.2. Sulmoj në befasi; kap a z…
Shfaq përkufizimin e plotë →BEFASÚAR (i, e) mb. 1. I habitur shumë nga diçka e papritur. Më shihte i befasuar. Jam ende i befasuar.2. I kapur në befasi; që është gjendur i papërgatitur për diçka. U gjend i be…
Shfaq përkufizimin e plotë →BEFASÚES,~E mb. Që ndodh befas a papritmas, që nuk pritej të ndodhte. Sulm befasues. Sukses befasues. Pamje befasuese. Përgjigje befasuese. Gjendje emocionuese befasuese. Rritje ek…
Shfaq përkufizimin e plotë →BEFASÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Befasues. Ndodhi një rast i befasueshëm. Me sens të befasueshëm humori. Në mënyrë të befasueshme. Rënia ekonomike ishte disi e bafasueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÉFAZI ndajf. Befas. Befazi hyn brenda një burrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë