Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►BEDÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vjet. 1. vetv., vet. v. III Shfaqet papritur; bëhet ose del diçka pa e ditur se nga vjen. Iu bedit një sëmundje e rëndë (një lungë). Iu beditën ethet. Iu bedit një fjalë. Iu bedit në shtëpi. Diçka po më beditej nëpër mend. Cilat ëndrra i bediten njëriut? Rreziku i është beditur para kohe.
2. vetv. I ngjitem pas e nuk i ndahem fare, i shkoj gjithnjë pas; i bie më qafë dikujt, e mërzit, i bëhem baltë pas këpuce. Iu bedit e s'i ndahej. Nuk ta kam bërë atë reng për të cilin je beditur.
3. pës. e BEDÍT.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë