Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BEDÉN,~I m. ~A, ~AT 1. Pjesë muri e ngritur si dhëmb mbi murin rrethues të një kështjelle, prapa së cilës mbroheshin luftëtarët. Bedenat e kalasë. Mur (kala) me bedena. Doli në beden. U hodhën mbi bedena. Lule bedeni (bot.) lule që mbin rrëzë kështjellave. Moj kalaja me bedena, / Lumja ti kë mban përbrenda, / Atë trim me shtatë zemra. (folk.). Duro gjyle dhe kumbara, / Moj kalaja me bedena. (folk.).
2. Dantellë ose shirit dhëmbë-dhëmbë që i vihet buzës së një rrobe për zbukurim. Shami me bedena. E qëndisur me bedena. Lahure qëndisur, / Bedena-bedena.... (folk.).
3. bised. Dhëmbëz; diçka e bërë dhëmbë-dhëmbë ose varg sendesh që duken dhëmbë-dhëmbë. Bedena gurësh. Bedena arrash. Beden malesh. Gjethe me bedena.
4. vjet. Petk i gjatë i zbukuruar me qëndisje dhëmbë-dhëmbë, që e vishnin gratë përsipër si pallto të lehtë; mantel grash. Beden shajaku (cohe). Hodhi bedenin mbi supe.
BEDÉL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në një punë të detyruar kundrejt një pagese. Bedel në ushtri. Dërgoi (vuri, pagoi) bedel. Shkoi (…
Shfaq përkufizimin e plotë →BEDÉL ndajf. Kot, për hiçmosgjë; për dhjamë qeni. Shkoi (vajti, u vra) bedel.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë