Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BEDÉL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në një punë të detyruar kundrejt një pagese. Bedel në ushtri. Dërgoi (vuri, pagoi) bedel. Shkoi (hyri) bedel. Punoi bedel. Bedel në Qabe ai që shkon si mëkëmbës në pelegrinazhin e Mekës a të Medinës në vend të ndonjërit, i cili nuk është në gjendje të mirë shëndetësore ose për shkak të moshës së thyer, duke ia paguar të gjitha shpenzimet.
2. keq. Ai që bën një punë në vend të një tjetri, i cili e ka për detyrë; ai që bën a pëson diçka në vend të një tjetri kur nuk duhet. S'bëhem bedel i tjetrit. Sjellje bedeli. Nuk pranon bedelë. - S'ka bedel sot! - Nuk ju jap bedelë për ta. I biri kishte shkuar bedel. S’desh të shkonte bedel.
3. hist. Taksë që paguhej në kohën e pushtimit turk nga meshkujt myslimanë për të zëvendësuar shërbimin ushtarak, asqerie; pagesë që jepej në vend të punës së detyrueshme. Bedeli i rrugës. Taksa e bedelit. Të hollat e bedelit. Paguanin bedelin.
BEDÉN,~I m. ~A, ~AT 1. Pjesë muri e ngritur si dhëmb mbi murin rrethues të një kështjelle, prapa së cilës mbroheshin luftëtarët. Bedenat e kalasë. Mur (kala) me bedena. Doli në bed…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë