Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BÉB/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET Fëmijë fare i vogël; foshnjë, ferishte. Këmishë bebeje. Pudër për bebe. Në “gjuhën” e bebeve. Lindi një bebe. Lidh (mbaj) beben. Filmi “Mëngjesi i bebeve”. Pres beben e parë. Bën si bebe sillet si foshnjë. Është bebe nga mendja (dikush) është mendjelehtë, i papjekur.
✱Sin.: foshnjë, ferishte, kërthi, njomëz.
BÉB/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET anat. Vrimë e vogël dhe e rrumbullakët në të zezën e syrit, nëpër të cilën hyjnë rrezet e dritës brenda në sy; bebëz, ninëz. Me bebe të kaltra. Iu zgjeruan bebet. I shkëlqejnë (i ndritin) bebet.
✱Sin.: lule (e syrit), agu (i syrit), dritëz, nuse (e syrit), bebëz, ninëz
♦ Bebja e syrit gjëja më e shtrenjtë, më e dashur; drita e syrit (e syve); loçka e zemrës përk. Nuk i dridhet bebja e syrit (dikujt) nuk ka frikë fare, nuk do t’ia dijë për asnjë kërcënim, nuk i trembet rrezikut; nuk i dridhet (nuk i luan, nuk i lëviz) syri; s’i trembet (s’i fiket) syri; nuk i veton ashka e syrit. Më ka hyrë në beben e syrit (dikush) e dua shumë dhe kam merak a mall të madh për të; nuk e harroj kurrë; më ka hyrë në zemër; më është ngulur (më është ngulitur) në zemër; më ka hyrë në shpirt; më është ngulur (më është ngulitur) në shpirt. Ia njoh beben e syrit (dikujt) e di se sa trim e guximtar është dikush; e di sa vlen e ç’mund të bëjë. (E ruaj) si beben e syrit (dikë a diçka) e ruaj me kujdes shumë të madh që të mos pësojë asgjë; e kam në merak e s’e lë ta prekë kush; (e ruaj) si dritën e syrit (e syve); (e ruaj) si sytë e ballit; e kam sy në ballë; e kam si dy sytë; (e ruaj) si qorri syrin e vetëm. Të rrëmben beben e syrit (dikush) keq. shih të vjedh hundën midis (në mes të) syve (dikush) keq. E shikoj (e shoh) në bebe (në ninëz) të syrit (dikë). 1. Nuk i trembem fare dikujt, i qëndroj përballë me guxim. 2. Kujdesem shumë për dikë, e rrit me pekule, shqetësohem shumë për të (zakonisht për një fëmijë të vetëm); e shikoj (e shoh) në dritë të syrit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë