Fjalori
BE

BE,~JAI f. sh. ~, ~TË 1. Pohim a mohim i vërtetësisë së diçkaje para një tjetri, duke përmendur një njeri a një gjë që e quajmëshenjtë ose të shtrenjtë; fjalët ose shprehja për këtë pohim a mohim. Be e madhe (e fortë, e rëndë). Be e rreme. Be për nderin. Be për djalin. Bëj (zë) be betohem. E bëj me be pohoj duke bërë be. E vë (e shtie) në be e detyrojbetohet. O bilbil ta bëra benë, / Në ta gjetsha dot folenë. (folk.).
2. bised. Fjalëthemi kur betohemi, fjalë e dhënë; betim. I jap benë. E mbajti (e prishi, e shkeli, e theu) benë. E lidhi me be. E hëngri me be. Bëri be mbi flamur. vraftë beja! (mallk.). Ku bën rrena be e kryq, do vijë dreqibëjë gjyq. (fj. u.). Nijeti i fortë është më i madh se beja. (fj. u.).
3. etnogr. Dëshmi e një grupi njerëzishbetoheshin për fajësinë e dikujt i cili akuzohej për një krim a për një faj. E përjashtuan nga beja. Be për derë një betar për çdo familje. Be gojas be që bëhet vetëm me gojë ("për kryefëmijëve” a njerëzvetjerë), pa asnjë shenjë a simbol besimi, të cilën kanuni as pranonte e as e njihte. Be pastruese be për ta nxjerrëpafajshëm dikë. Be në rrenë be që bëhet pa prova dhedënohet nga njerëzit dhe nga feja. Be me sedije be me mungesë provash të plota (be që "s'e di"). I zoti i besë ai që akuzohej. Pleqtë e besë ata që dëshmonin. Guri i besë gur, mbicilin betoheshin. E qiti në be e vuri në be. E lau me be e nxori vetenlarë duke bërë be. Beja e shtrembër e ka rrufenë prapa. (fj. u.). Beja është perdja e rrenës. (fj. u.). Beja është kalaja e hajdutit. (fj. u.). Beja e rremendjek gjershtatë breza. (fj. u.).
Asnjë për be shih asnjë për farë. U beja e dheut (dikush) u turpi i botës, e tallin dhe e përqeshingjithë; iu nxi faqja; u gazi i botës. Bëj be. 1. Betohem; bëj be e rrufe. 2. Jam krejt i sigurt, nuk kam asnjë dyshim për diçka. 3. (për dikë) Kam nderimmadh për dikë, e nderoj shumë dhe i besoj plotësisht. Ia kam bërë benë (dikujt) jam betuar ta ndëshkoj si duhet, kam vendosur t’i jap një mësimmirë sapokem rastin. Bën be në *rrenë (dikush) keq. Bëj be e rrufe betohem duke përmendur gjithçkashenjtë; iron. betohem me të madhe për të mbuluar diçkarreme; bëj be. E ka benë pas *krahut (dikush) keq. I lahet me be (dikujt) i betohet; i shfajësohet duke i bërë be. E lidh me be (dikë) shih e vë në be (dikë). Rreh benë (dikush) betohet prerë, është i vendosur në atë që thotë; bën be e rrufe. E vë në be (dikë) i lutem me të madhe për diçka, i përgjërohem duke e shtyrë që të më betohet se do ta bëjë atë që i kërkoj; e lidh me be.

BE

BE,~JAII f. Turp. Beja e dheut turp i madh.

BE

BE,~JAIII f. sh. ~, ~TË arb. Bahe, hobe.

BE

BE,~JAIV f. sh. ~, ~TË fëmij., arb. Dele.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.