Fjalori
BAZË

BÁZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e poshtme e një trupi mbicilën mbështetet a qëndron ai; pjesa e fundit e një trupizakonisht është më e gjerëkrahasim me majën; themeli. Bazë e gjerë. Baza e shtyllës (e piramidës). Baza e ndërtesës. Baza ku qëndron shtëpia. Baza e dhëmbit.
2. fig. Mbështetja kryesore e diçkaje, parimi themelor mbicilin ndërtohet diçka, themeli; arsyejashpjegon a që përligj diçka. Baza fiziologjike. Baza dialektore e gjuhës standarde. Bazë e shëndoshë. Baza e bazave. Bazat e shtetit shqiptar. Mbi bazadrejta (shkencore). Arsyetim pa baza. Mbi këtë bazë. Mbi bazën e përvojës. Mbi një bazë të re. Ka (shërben) si bazë. Kam (marr) për bazë mbështetem. Këtu e ka bazën. Nuk ka bazë. Është pa baza. Vë në bazë e marr si mbështetje. E vë mbi bazashëndosha. Flet me baza.
3. kryes. sh. Parimet kryesore të një shkence; parimet themelore mbicilat ngrihet e mbështetet një dituri; njohuritë themelore të një fushedijes. Bazat e filozofisë. Bazat e vizatimit teknik. Bazat e astronomisë (e darvinizmit).
4. Tërësia e mjeteve, e sendeve dhe e kushtevejanëdomosdoshme për një punë a për një veprimtari; qendër e pajisur me mjetet e nevojshme për të ndihmuar një veprimtari ose për furnizim. Bazë materiale (teknike, mësimore, ushqimore, mekanike). Bazë sportive (turistike). Bazë furnizimi.
5. ek. Tërësia e marrëdhënieveprodhim që i përgjigjen nivelitzhvillimitforcave prodhueseshoqërisë në një periudhëcaktuar historike dhepërbëjnë strukturën ekonomikeshoqërisë, mbicilën ngrihet superstruktura e saj. Baza ekonomike. Baza dhe superstruktura. Ndryshimebazë. Ndërtimi i një baze të re.
6. vet. nj., përmb. Organet më të ulëta, zakonisht ato të rretheve, kundrejt aparatit qendroradministratës shtetërore e të organizatave politike-shoqërore; ndërmarrjet e prodhimit, institucionet lokale ose vartëse dhe rrethet kundrejt institucioneve qendrore drejtuese dhe qendrës; terren. Qendra dhe baza. Organet (punonjësit) e bazës. Mendimi (zëri) i bazës. Punoj (shkoj, zbres) në bazë. Vjen nga baza. Lidhem me bazën. Ndihmon (forcon) bazën.
7. usht. Vend ku janë përqendruar trupa dhe mjete ushtarake për qëllime luftarake; pikëmbështetje për nisjen e veprimeve luftarake, për furnizimin e trupave etj. Bazë ushtarake (detare, ajrore). Bazë bërthamore. Bazë raketash (nëndetësesh). Baza e nisjes. Ndërtoi (ngriti) një bazë. Mban baza. U nisën nga baza.
8. Vendstrehim i përkohshëm për njerëz dhe për mjeteshërben si pikëmbështetje për një veprimtari; vend strehimi i përkohshëm në një shtëpi. Baza e teknikës (e shtypit). Fjetën në një bazë. I ndanë (i çuan) njerëzitbaza. Kjo shtëpi ishte baza jonë.
9. Diçkamerret si pikënisje ose si njësi për matje, për vlerësim etj. Bazë e një sistemi numërimi. Marr si bazë.
10. gjeom. Brinja ose sipërfaqja e poshtme e një figure a e një trupi, mbicilën ngrihet pingul lartësia. Baza dhe lartësia. Baza e trekëndëshit. Baza e piramidës (e prizmit, e konit). Sipërfaqja (brinjët) e bazës. Gjatësia e bazës.
11. mat. Numringrihetfuqi.
12. gjeol. Vijëpërcaktohettokë si mbështetje për të formuar një trekëndëshnevojshëm te matjet. Bazë e vogël (e madhe). Shtrij bazën.
13. kim. Bashkim kimik i cili me acide jep kripëra. Bazë e fortë. Bazë e tretshme. Bazë organike.
14. Pjesa kryesore përbërëse e një lëndepërzier. Baza e një bari. Helm me bazë arseniku. Pomadë me bazë vaji.
15. tekst. Majë. Bazë e ind. Fijet e bazës. Masur baze.
Hodhi (vuri) bazat (*themelet) (e diçkaje) libr.


Rezultate të ngjashme

BAZËNÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Bazë që shërben si pikënisje për një veprimtari të caktuar. Shërben si bazënisje. Baznisje e shumicës së linjave të transportit kombëtar. Ky port u bë …

Shfaq përkufizimin e plotë →

BÁZËT (i, e) mb., kim. Që ka vetitë e bazës. Solucion i bazët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BAZËTÍ,~A f., kim. Të qenët i bazët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.