Fjalori
BATOHEM

BATÓ/HEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Anohet gati për t'u përmbysur, i merr ana; përmbyset. U batua qerrja (makina, barka).
2. vetv. Dëmtohem rëndë, e pësoj keq.
3. vetv., vet. v. III Rraset brenda, ngjishet. Iu batua rëra arës.
4. vetv. Lodhem shumë, këputem. Jam batuar shtatit.
5. pës. e BATÓJ.
Sin.: lodhem, këputem, llomitem, shkokërdhohem, zhgojohem, shembërkohem.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.