Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BATÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. det. Ngritja e nivelit të ujit të detit, që përsëritet dy herë në ditë; det i ngritur, det i fryrë, burë; kund. zbaticë. Koha e baticës. Ka baticë. Vjen (bie) batica. Përfitoi nga batica.
2. fig. Periudhë ngritjeje e një lëvizjeje a veprimtarie; ngjitja dhe fuqizimi i diçkaje; vërshim. Batica e demonstratës. Baticë ndjenjash. Baticë pakënaqësie.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë