Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BAT,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Grackë për të zënë zogj me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë, që rrëzohet mbi një gropë. Rrasa (gropa) e batit. Kunji i batit. Gjuaj (zë) me bat. Ngre një bat. Ra zogu në bat. Si zogu nën bat në gjendje të pashpresë për të shpëtuar, shumë keq.
2. fig. Gjendje e vështirë që krijohet për dikë; kurth, grackë, kllapë. E shtiu në bat. Ra në bat. Doli nga bati.
3. sh. ~E, ~ET Bice. Zë batin.
✱Sin.: batinë, grackë, lak, çark, kurth, dhokan, spilar, rrjetë, kllapë.
BATIÁT,~E mb., ilir. I batiatëve; që ka të bëjë me batiatët. Prijës batiat. Fiset batiate. Prejardhje batiate. Varrezat batiate. Veshjet dhe armët batiate. Tradita detare batiate.
Shfaq përkufizimin e plotë →BATIÁTË,~T m. vet. sh., ilir. Pjesëtarë të popullsisë ilire batiate, që jetonin në trojet ndërmjet Lezhës dhe Durrësit. Batiatët merreshin kryesisht me blegtori dhe me bujqësi. Bat…
Shfaq përkufizimin e plotë →BATICÓR,~E mb., libr. Që ka të bëjë me baticën; që shfrytëzon energjinë e baticës, që vihet në veprim me forcën e saj. Hidrocentral baticor. Mulli baticor. Dallgë baticore.
Shfaq përkufizimin e plotë →BATÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. det. Ngritja e nivelit të ujit të detit, që përsëritet dy herë në ditë; det i ngritur, det i fryrë, burë; kund. zbaticë. Koha e baticës. Ka baticë. Vje…
Shfaq përkufizimin e plotë →BATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur batoj diçka; përkulje, pjerrje. Batimi i makinës. 2. Përmbysje, vithisje. Batimi i tokës. ✱Sin.: përkulje, pjerrje, prirje, epje, vaisje, për…
Shfaq përkufizimin e plotë →BATÍNAS ndajf. Lojë fëmijësh me tri rrasa guri të vëna më këmbë, të cilat pala kundërshtare përpiqet t'i rrëzojë duke i goditur; rrasash. Luaj batinas.
Shfaq përkufizimin e plotë →BATÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rrasë guri që vihet në grackën për të zënë zogj; bat. Vë (ngreh) batina.2. Gur i madh që përdoret si shenjë rruge, si shenjë kufiri etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →BATIPÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mek. Makineri e rëndë që shërben për të ngulur shtylla betoni, druri ose çeliku në tokë kur ndërtohen rrugë, ura dhe struktura të tjera, me qëllim që të s…
Shfaq përkufizimin e plotë →BATÍS vep., ~A, ~UR 1. kal. Batërdis. Batisi mallin (tokën, vendin, shtëpinë). Na batisën me gjithçka kishim.2. kal. E rrëzoj përtokë, e përmbys, batoj. Tërmeti batisi tre fshatra.…
Shfaq përkufizimin e plotë →BATÍST,~I m., tekst. Pëlhurë liri ose pambuku shumë e hollë që bëhet me fill me numër të lartë. Shami (këmishë) batisti.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë