Fjalori
BATË

BÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vrimë e rrjetësthurur; syth, lak. Bata e rrjetës.
Sin.: vrimë, syth, syzë, lak.


Rezultate të ngjashme

BATËRDÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Dëm i rëndë, shkatërrim i madh, prishje e rrënim; e keqe e madhe; kërdi. Një batërdi e vërtetë. Batërdi madhe (mjedisore). Bëri batërdinë. Sëmundjet mal…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BATËRDÍS vep., ~A, ~UR kal. Dëmtoj rëndë, prish, shkatërroj keq, rrënoj; dërrmoj, batis. Arat i batërdisi breshri. I batërdisën me të ngrënë e me të pirë. Na batërdisi dimri. Na ba…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►BATËRDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv., vet. v. III Dëmtohem rëndë, prishem, shkatërrohem keq, rrënohem, dërrmohem, batisem. U batërdis vegjëlia. U batërdisën ara e të mb…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BATËRDÍSJ/E,~A f. Veprimi kur batërdis dikë a diçka a kur batërdisem; rrënim, shkatërrim, batisje, batërdi. Batërdisja e stomakut nga lakmia. Ndodhi gjithë kjo batërdisje. Batërdis…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BATËRFLÁJ mb., sport. Stil noti, në të cilin notari i ngre të dy krahët nga uji dhe i shtrin përpara njëkohësisht; not flutur. Mjeshtër i stilit batërflaj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BATËRMÁ,~JA f. 1. Batërdi. U bë batërmaja.2. Shpenzim i madh e i kotë. - E përse duhej gjithë kjo batërma?!

Shfaq përkufizimin e plotë →

BATËRNÓK,~E mb. 1. I rëndë e i vështirë për t’u lëvizur. Gur batërnok.2. fig. Që nuk ndryshon mendim, i pandjeshëm. Djalë batërnok.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BATËRNÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri trupmadh, që nxiton rrugës e shkon duke u penguar. Shkon si batërnok.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BÁTË/RR,~RRA f. sh. ~RRA, ~RRAT Moçal. Syri të zinte vetëm batrra.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BÁTËRR ndajf. Rrëmujshëm, pështjellas. I shkojnë punët batërr. E kishte lënë shtëpinë batërr.Sin.: rrëmujshëm, pështjellas, shpartall, rrokopujë, lesheli, gramshalesh, mishmash.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.