Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BASTIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. usht. Ndërtim i veçantë e shumë i qëndrueshëm për mbrojtje, si kështjellë, fortifikim etj.; një pjesë e qytetit që ka funksion të rëndësishëm ushtarak; pjesë e dalë e fortifikimit. Kështjella kishte katër bastione. I shkatërruan bastionet. U pozicionuan në bastionin jugor të kështjellës. Topat ishin vendosur mbi bastione.
2. fig., lart. Mbrojtje e fuqishme a qendër e rëndësishme; simbol i qëndresës së diçkaje; kështjellë; fortesë. Bastion i demokracisë. Bastioni i fundit. Bastion i kulturës tradicionale. Universiteti-bastion i shpikjeve të njerëzimit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë