Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BASTARDÍM,~I m. Veprimi kur bastardoj dikë a diçka ose kur bastardohem; humbje e vetive të mira; çoroditje, degjenerim, zvetënim. Bastardimi i shijeve. Bastardimi i muzikës. Bastardim i qëllimshëm. Bastardim i demokracisë. Proces bastardimi. Bastardim i vlerave. Bastardim i gjuhës amtare.
✱Sin.: çoroditje, zvetënim, shthurje, përdhosje, përçudnim, degjenerim.
BASTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kasolle e vogël barinjsh; tëbanë, kashtore. Bastar me thupra.✱Sin.: kasolle, tëbanë, kashtore, kanike, mashën.
Shfaq përkufizimin e plotë →BASTÁRD,~E mb. 1. biol. Që ka dalë nga kryqëzimi i dy llojeve ose i dy racave të ndryshme dhe që ka humbur cilësitë e mira të paraardhësve. Kalë bastard. Qen bastard.2. përb. I zve…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASTÁRD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. biol. Pasardhës me cilësi të këqija që del nga kryqëzimi i dy llojeve ose i dy racave të ndryshme. Bastard i rrallë.2. përb. Njeri i zvetënuar, ai që k…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASTÁRD/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. biol. Pasardhëse me cilësi të këqija që del nga kryqëzimi i dy llojeve ose i dy racave të ndryshme.2. përb. Femër e zvetënuar, ajo që ka humbur gjit…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASTARDÍSHT ndajf., libr. Si bastard, duke bërë veprime prej bastardi. Sillej bastardisht me familjen e vet. Veproi bastardisht. Shkrimi ishte shtrembëruar bastardisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BASTARD/ÓHEM jovep., ~OVA (u), ~ÚAR 1. biol., vetv., vet. v. III Humbet vetitë e mira racore për shkak të kryqëzimit me një lloj ose me një racë tjetër. Raca e kuajve është bastar…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASTARD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. biol. Ia ndryshoj vetitë e mira racore nëpërmjet kryqëzimit me një lloj ose me një racë tjetër, i prish vetitë e mira që ka. Bastardoi racën. Ba…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASTARDÚAR (i, e) mb. 1. bio. Me cilësi e veçori të prishura nga kryqëzimi, që nuk ka më vetitë e mira të mëparshme, bastard. Lloj i bastarduar. Specie e bastarduar. Farë misri e b…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASTARDÚES,~E mb. 1. Që ka fuqi e prirje ose që shërben për të bastarduar diçka. Faktorë mjedisorë bastardues. Proces kimik me veprim bastardues. Pasoja bastarduese mbi speciet e p…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë