Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BASK,~E mb. Që lidhet me krahinën ku jetojnë baskët ose me baskët, që është karakteristik për këtë krahinë ose për baskët, i vendit të baskëve ose i baskëve; që është krijuar nga baskët. Popullsia baske. Fshatra baske. Veshje (zakone, muzikë) baske. Letërsia baske. Shkrimtarët baskë. Gjuha baske është një ndër më të vjetrat në Europë.
BÁSK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pjesëtare e popullsisë baske, e cila jeton në pjesën veriperëndimore të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës, banore vendëse e kësaj krahine ose ajo që e…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASKETBÓLL,~I m. sport. Lojë me top gjatë së cilës lojtarët, të ndarë në dy skuadra me nga pesë veta, përpiqen ta hedhin topin me dorë në një kosh të varur në tabelën e kundërshtar…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASKETBOLLÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT sport. Lojtar basketbolli. Basketbollisti i Dinamos. Grup basketbollistësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →BASKETBOLLÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET sport. Lojtare basketbolli. Gjuajtja e basketbollistes. Kishte trup basketbollisteje.
Shfaq përkufizimin e plotë →BASKETBOLLISTÍK,~E mb., sport. I basketbollit, që lidhet me basketbollin. Kampionati basketbollistik.
Shfaq përkufizimin e plotë →BASKÍ,~A f. sh. ~, ~TË krahin. 1. Gozhdë e madhe; kunj i ngulur në mur për të varur në të diçka. Ngul baskinë. E vari pushkën në baski.2. Ballanike. Mbuloi me baski. Ndërroi baskit…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASKINÍM,~I m. sh. ~E, ~ET krahin. Veprimi kur baskinoj diçka; mbërthim me gozhdë; gozhdim. Baskinimi i dërrasave.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BASKINÓ/HEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. fig., vetv. Gozhdohem, mbërthehem. Jam baskinuar në punë.2. pës. e BASKINÓJ.✱Sin.: gozhdohem, mbërthehem, ngujohem, paralizohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →BASKIN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin., kal. 1. Mbërthej me baski; gozhdoj. Baskinoj dërrasat.2. fig. E detyroj dikë të qëndrojë në vend pa lëvizur a pa bërë asnjë punë etj.; pengoj ve…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASKINÚAR (i, e) mb. 1. Që është baskinuar, që është mbërthyer me gozhdë. Dërrasa të baskinuara.2. fig. Që është i detyruar të mos lëvizë nga diku, i gozhduar.
Shfaq përkufizimin e plotë →BASKÍSHT ndajf. Në gjuhën baske. Flet baskisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →BASKÍSHT/E,~JA f. Gjuha e baskëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →BASKÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET krahin. Petavër, ashër.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë