Fjalori
BASHKUAR

BASHKÚAR,~IT (të) as. Bashkim. bashkuarit e atit me djalin. Të bashkuarit për të fituar.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: BASHKOJ
BASHKOJ

BASHK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Afroj një send me një tjetër aq sa të puqen, i bëj bashkë, i vë shumë pranë; i lidh bashkë dy a më shumë sende; kund. ndaj, veçoj. Bashkoj duart (këmbët, thembrat). Bashkoj tryezat. Bashkoj dy tela.
2. Lidh pjesë ose njësiveçanta në një tërësivetme, i shkrij në një të vetme; njësoj, unifikoj. Bashkojmë forcat. Bashkuan tokat. Bashkuan bizneset (kapitalet). Bashkojmë dy komandat në një të vetme.
3. Bëj që të arrihet njësimi për një çështjepërbashkët, ngjesh radhët, forcoj njësimin. Bashkon popullin. Bashkoj zërin me dikë shprehem i një mendimi me dikë, përkrah pikëpamjet a kërkesat e dikujt. Gjuha bashkon kombin. (fj. u.).
4. fig. I lidh e i shkrij në një të vetme, i bëj një; lidh ngushtë. Bashkojmë përpjekjet. Na bashkojnë mendimet (dëshirat, interesat). Na bashkon një qëllim. Na bashkoi puna.
5. spec. Vendos në një lidhjecaktuar, lidh me marrëdhëniecaktuara; i vë në një grup a në një vijë; lidh, tok. Bashkoj fjalët (rrokjet). Bashkoj oksigjenin me hidrogjenin. Bashkoj thepin me shtjekëzën (usht.). Squfurin nuk mund ta bashkojmë me çdo lëndë. Mos e bashko eshkën me shkëndijën, se merr zjarr. (fj. u.).
6. bised. Takoj dikë; e arrij dhe e takoj dikë që ka shkuar përpara. Bashkohemishtëpi.
7. bised. Lidh me martesë; kund. ndaj.
Sin.: puq, puthit, ngjit, grupoj, përziej, njëzoj, njësoj, lidh, tok, takoj, unifikoj.
Bashkojmë *armët. Bashkoj *zërin (me dikë).


Rezultate të ngjashme

BÁSHKU (së) ndajf. Tok, bashkë, bashkërisht. Punojmë (rrimë, jetojmë) së bashku. Hanë (flenë) së bashku. Udhëtuan së bashku. E vendosëm së bashku. Të gjithë së bashku. Të marra së …

Shfaq përkufizimin e plotë →

BASHKUDHË/HÉQ vep., ~HÓQA, ~HÉQUR kal. Udhëheq dikë a diçka së bashku me një tjetër a me të tjerë. Bashkudhëheq organizatën e veteranëve. Bashkudhëheqin doktorantët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BASHKUDHËTÁR,~E mb. Që shoqëron dikë a diçka tjetër, bashkëshoqërues. Dukuritë bashkudhëtare të kësaj sëmundjeje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BASHKUDHËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që bën një rrugë së bashku me një tjetër a me të tjerë, shok udhe. Një bashkudhëtar i panjohur.2. fig. Ai që përkohësisht ose rastësisht bashko…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BASHKUDHËTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET edhe fig. Veprimi kur bashkudhëtoj me dikë tjetër a me të tjerë; udhëtim që bëhet bashkë me dikë a me diçka tjetër a me të tjerë. Një bashkudhëtim mb…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BASHKUDHËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Udhëtoj së bashku me një tjetër a me të tjerë. Bashkudhëtoja me nxënësit çdo mëngjes për të vajtur në shkollë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BASHKÚES,~E mb. 1. Që shërben për të krijuar një lidhje të ngushtë, që ndihmon për të krijuar një bashkim; njësues. Forcë bashkuese. Ide bashkuese. Rol bashkues. Zanore bashkuese (…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BASHKÚES,~I m. sh. ~, ~IT tek. Vegël që shërben për të bashkuar dy pjesë të një mekanizmi a dy sende. Bashkuesi i shulit të pushkës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BASHKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të bashkohet, që mund të bëhet njësh duke u bashkuar; kund. i ndashëm. Lavaman plastik i bashkueshëm. Pajisje të bashkueshme. Krevate teke të …

Shfaq përkufizimin e plotë →

BASHKUJDÍ,~A f. 1. Harmoni midis dy a më shumë vetave, mirëkuptim, shkuarje. Bashkujdia me njëri-tjetrin.2. Rënie në ujdi me dikë tjetër a me të tjerë; marrëveshje. Në bashkujdi me…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.