Fjalori
BASHKOJ

BASHK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Afroj një send me një tjetër aq sa të puqen, i bëj bashkë, i vë shumë pranë; i lidh bashkë dy a më shumë sende; kund. ndaj, veçoj. Bashkoj duart (këmbët, thembrat). Bashkoj tryezat. Bashkoj dy tela.
2. Lidh pjesë ose njësiveçanta në një tërësivetme, i shkrij në një të vetme; njësoj, unifikoj. Bashkojmë forcat. Bashkuan tokat. Bashkuan bizneset (kapitalet). Bashkojmë dy komandat në një të vetme.
3. Bëj që të arrihet njësimi për një çështjepërbashkët, ngjesh radhët, forcoj njësimin. Bashkon popullin. Bashkoj zërin me dikë shprehem i një mendimi me dikë, përkrah pikëpamjet a kërkesat e dikujt. Gjuha bashkon kombin. (fj. u.).
4. fig. I lidh e i shkrij në një të vetme, i bëj një; lidh ngushtë. Bashkojmë përpjekjet. Na bashkojnë mendimet (dëshirat, interesat). Na bashkon një qëllim. Na bashkoi puna.
5. spec. Vendos në një lidhjecaktuar, lidh me marrëdhëniecaktuara; i vë në një grup a në një vijë; lidh, tok. Bashkoj fjalët (rrokjet). Bashkoj oksigjenin me hidrogjenin. Bashkoj thepin me shtjekëzën (usht.). Squfurin nuk mund ta bashkojmë me çdo lëndë. Mos e bashko eshkën me shkëndijën, se merr zjarr. (fj. u.).
6. bised. Takoj dikë; e arrij dhe e takoj dikë që ka shkuar përpara. Bashkohemishtëpi.
7. bised. Lidh me martesë; kund. ndaj.
Sin.: puq, puthit, ngjit, grupoj, përziej, njëzoj, njësoj, lidh, tok, takoj, unifikoj.
Bashkojmë *armët. Bashkoj *zërin (me dikë).


Rezultate të ngjashme

►BASHKÓH/EM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Lidhem me një tjetër për të formuar një të tërë, shkrihem në një njësi me një tjetër; v. III njësohet, puqet; kund. ndahem. U bashkuan n…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BASHKÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT aut. Mekanizëm që lidh ose shkëput motorin nga sistemi i transmisionit. Bashkor pa zhurmë. Iu prish bashkori.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BASHKORGANIZATÓR,~E mb. 1. Bashkorganizues. Universitetet bashkorganizatore të konferencës.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Shkolla u bë bashkorganizatore e panairit t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BASHKORGANIZÚES,~E mb. 1. Që organizon një veprimtari, një punë etj. së bashku me dikë tjetër a me të tjerë; bashkorganizator. Institutet bashkorganizuese të konferencës.2. si em. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

BASHKORTÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është ortak me dikë tjetër a me të tjerë. Bashkortak në biznes (në ndërtime). E kishte bashkortak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BASHKORTÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është ortake me dikë tjetër a me të tjera. U deklarua si bashkortake.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.