Fjalori
BASHKOHEM

BASHKÓH/EM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Lidhem me një tjetër për të formuar një të tërë, shkrihem në një njësi me një tjetër; v. III njësohet, puqet; kund. ndahem. U bashkuan në një fshat. U bashkuan në një organizatë. Oksigjeni bashkohet me hidrogjenin. Zjarri dhe uji nuk bashkohen dot. (fj. u.).
2. vetv. Hyj në një grup me të tjerë, grupohem, përzihem, rreshtohem e shkoj bashkë me ta. Bashkohem me shokët. U bashkuan me çetën. U bashkuan me grevistët.
3. vetv., kryes. sh. Lidhemi fort për një çështjepërbashkët, forcojmë njësimin, ngjeshim radhët për një qëllimpërbashkët; arrijmë një sasicaktuar, jemi (si numër). mërgim mërgimtarët bashkohenshumë. U ndave - u përlave, u bashkove - u forcove. (fj. u.).
4. vetv. Miratoj a përkrah mendimin e dikujt, marr anën e dikujt; pranoj e përkrah një mendim, një pikëpamje, një vendim, një kërkesë etj. të një tjetri; bëhem me dikë; pajtohem. Bashkohem me mendimin e shokëve. Bashkohem me vërejtjet (me propozimet). Bashkohem me parafolësit. Nuk bashkoheshin me sjelljet e tij.
5. vetv., bised. Takohem me dikë; takohem me dikë që ka shkuar përpara. Bashkohemishtëpi.
6. vetv., bised. Lidhem me martesë, martohem; kund. ndahem. U bashkuan e u trashëguan. Pas një muaji u bashkuan përsëri.
7. vetv., euf. Biemarrëdhënie seksuale, çiftohen (për kafshët). Bleta mëmë bashkohet me meshkujt.
8. pës. e BASHKÓJ1.
Sin.: lidhem, njësohem, puqem, grupohem, përzihem, rreshtohem, bëhem, pajtohem, takohem, martohem, çiftohem.


Rezultate të ngjashme

BASHK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Afroj një send me një tjetër aq sa të puqen, i bëj bashkë, i vë shumë pranë; i lidh bashkë dy a më shumë sende; kund. ndaj, veçoj. Bashkoj duart (…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BASHKÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT aut. Mekanizëm që lidh ose shkëput motorin nga sistemi i transmisionit. Bashkor pa zhurmë. Iu prish bashkori.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BASHKORGANIZATÓR,~E mb. 1. Bashkorganizues. Universitetet bashkorganizatore të konferencës.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Shkolla u bë bashkorganizatore e panairit t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BASHKORGANIZÚES,~E mb. 1. Që organizon një veprimtari, një punë etj. së bashku me dikë tjetër a me të tjerë; bashkorganizator. Institutet bashkorganizuese të konferencës.2. si em. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

BASHKORTÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është ortak me dikë tjetër a me të tjerë. Bashkortak në biznes (në ndërtime). E kishte bashkortak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BASHKORTÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është ortake me dikë tjetër a me të tjera. U deklarua si bashkortake.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.