Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BASHKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bashkoj dikë a diçka me të tjerë a kur bashkohem; njësim, puqje, puthitje, lidhje; kund. ndarje, veçim. Bashkim politik (ekonomik, ushtarak). Bashkim vullnetar. Bashkim i plotë (i shëndoshë). Bashkim mekanik. Bashkimi i popullit (i grupeve, i reparteve). Bashkimi i kombit. Bashkimi i krahinave. Forcoj bashkimin. Për bashkimin e të gjithëve. Bashkimi bën fuqinë. (fj. u.). Ku është bashkimi, është fitorja (ngadhënjimi). (fj. u.).
2. Gjendja kur bashkojmë dikë a diçka ose kur bashkohemi.
3. Lidhje organizatash, institucionesh, shtetesh etj. të ndryshme sipas një marrëveshjeje për veprimtari të përbashkët; grup i bashkuar për një qëllim. Bashkim krahinor. Bashkim doganor (postar). Bashkime monopoliste. Bashkimi monetar evropian.
4. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa organizata politike, ekonomike e shoqërore, që përfshijnë anëtarët sipas veprimtarisë, sipas profesionit etj. Bashkimi i Gazetarëve. Bashkimi i Organizatave të Biznesit Shqiptar. Bashkimi Ndërkombëtar i Gjeografëve.
5. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lidhje shtetesh ose vendesh në një tërësi me një pushtet politik, me ekonomi e me ushtri të përbashkët. Bashkimi Europian. Bashkimi Jugafrikan. Bashkimi Australian.
6. Pajtim; miratim. Bashkimi me mendimet e të tjerëve.
7. kim. Lidhje e atomeve të dy a më shumë elementeve që bëhet në përpjesëtime të caktuara dhe që jep një lëndë me cilësi të reja; lënda që del nga kjo lidhje; përzierje; kund. shpërbashkim. Bashkim kimik. Bashkim organik. Reaksione bashkimi.
✱Sin.: njësim, puqje, puthitje, lidhje, pajtim, miratim, përzierje.
BASHKIMÓR, ~E mb., biol., gjuh. Lidhëzor. Mjet bashkimor. Katalizator bashkimor.
Shfaq përkufizimin e plotë →BASHKÍ,~AI f. sh. ~, ~TË Bashkë1.
Shfaq përkufizimin e plotë →BASHKÍ,~AII f. sh. ~, ~TË 1. Njësi themelore e ndarjes administrative dhe territoriale; organi kryesor i administratës vendore në qytete a zona rurale, që ka kompetenca për të admi…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASHKIÁK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me bashkinë, që i përket bashkisë, i bashkisë. Këshillat bashkiakë. Këshilltarët bashkiakë. Administrata bashkiake. Zgjedhjet bashkiake. Taksë bash…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASHKINTERESÚAR (i, e) mb., libr. Që është i interesuar së bashku me një tjetër për një punë, për një çështje etj. Palë të bashkinteresuara. Subjekte të bashkinteresuara. Banorët e…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASHKINVESTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur bashkinvestoj me dikë; investim që bën dikush bashkë me dikë tjetër a me të tjerë. Fabrikë qumështi me bashkinvestim. Objekte me bashkin…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASHKINVEST/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Investoj së bashku e njëkohësisht me dikë tjetër a me të tjerë për të ndërtuar, për të zhvilluar diçka etj. Do të bashkinvestojmë për ujësjel…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASHKINVESTÚES,~E mb. 1. Që investon së bashku e njëkohësisht me dikë tjetër a me të tjerë. Bisnesmenë bashkinvestues. Kompani bashkinvestuese.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të m…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë