Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BASHKËVEPR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Veproj së bashku e njëkohësisht me një tjetër a me të tjerë për të arritur një qëllim, bashkërendoj forcat ose përpjekjet me një tjetër. Mësuesi bashkëvepron me prindërit. Repartet bashkëveprojnë në luftime. Bashkëvepruan për një projekt të ri (për një inovacion).
2. Jam në lidhje të dyanshme e në ndikim të ndërsjellë me një tjetër, kam bashkëveprim me dikë a me diçka. Industria e bujqësia bashkëveprojnë njëra me tjetrën. Gjuha letrare dhe dialektet bashkëveprojnë.
BÁSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gjithë leshi i pashprishur që merret nga një qethje e deles, tërësia e leshit që mbulon lëkurën e deles etj.; ble. Bashkë leshi. Njëzet bashka. Lidh ba…
Shfaq përkufizimin e plotë →BÁSHKË ndajf. 1. Në të njëjtin vend, në të njëjtin grup; puqur, pranë njëri-tjetrit; kund. veç. Të gjitha bashkë. Rrimë (punojmë, ecim) bashkë. Mblidhemi bashkë. I përziej bashkë. …
Shfaq përkufizimin e plotë →BASHKËBÁRT vep., ~A, ~UR kal. Bashkëmbart. Ky sistem bashkëbart edhe kufizimet e kohës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BASHKËNÍ,~A f. 1. Të qenët i përbashkët. Bashkënia e votave votim i njëzëshëm. Ku është bashkënia, atje është fuqia. (fj. u.).2. përmb. Shoqëri; tërësi shokësh a të afërmish.3. Miq…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASHKËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. kryes. sh. Anë të përbashkëta, tipare të përbashkëta ndërmjet sendeve, dukurive etj.; ngjashmëri, përkim, afri. Pas kësaj bashkërie fshihet një ndryshi…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASHKËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. vet. nj. Të pasurit diçka të përbashkët me një tjetër, prania e një tipari të përbashkët me një tjetër; lidhja e dy a më shumë gjërave sipas diçkaje të…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASHKËTÍM,~I m. Veprimi kur bashkëtoj leshin; bërje e leshit si bashkë. Bashkëtimi i leshit të deleve.
Shfaq përkufizimin e plotë →BASHKËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E mbledh dhe e bëj leshin e qethur si bashkë. Bashkëtoj leshin e dhenve.
Shfaq përkufizimin e plotë →BASHKËZÍM,~I m., libr. Veprimi kur bashkëzoj a kur bashkëzohem; bashkim në kolektiv, kolektivizim. Të mirat e bashkëzimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BASHKËZ/ÓJ vep., ~ÓI, ~ÚAR kal. E bëj njëkohësisht bashkë dikë a diçka me një tjetër a me të tjerë; mbledh, bashkoj, kolektivizoj. I bashkëzoi në gjirin e saj.✱Sin.: mbledh, bashko…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë