Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BASHIBOZÚK,~E mb. 1. keq. I përbërë prej bashibozukësh. Forca bashibozuke.
2. shar. Që vret e plaçkit popullsinë. Bandë bashibozuke.
3. keq. I çrregullt dhe i padisiplinuar, që ishte tipar dallues për bashibozukët. Sjellje bashibozuke. Jetë bashibozuke.
BASHIBOZÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Ushtar i trupave ndihmëse të parregullta në Perandorinë Osmane. Ushtria e bashibozukëve.
2. keq. Pjesëtar i trupave të çrregullta, të paorganizuara e të padisiplinuara, që vrasin e plaçkitin popullsinë. Kapedani i bashibozukëve. U kthyen në bashibozukë.
3. keq. Ushtar i çrregullt dhe i padisiplinuar. Skuadër me bashibozukë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë