Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BAS,~III m. sh. ~Ë, ~ËT muz. 1. Zëri më i trashë i burrit në të kënduar; këngëtari që ka këtë zë. Zë basi. Ai këndonte me një bas të thellë dhe kumbues.
2. Vegël muzikore me frymë ose me tela e shkallës së ulët, që i përgjigjet këtij zëri; tastet ose telat e një vegle muzikore që japin zë të trashë. Kontrabasi luan rolin e basit në orkestër.
BASÁN,~I m., bot. (lat. Hypericum perforatum) Bimë barishtore shumëvjeçare me lule të verdha, që përdoret në mjekësinë popullore për ndalimin e gjakut, për mjekimin e ulcerës etj. …
Shfaq përkufizimin e plotë →BASÉN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pellg a rezervuar i hapët për të grumbulluar ujë ose lëngje të tjera; bërrakë, ujëmbledhës, gomën. Baseni kryesor. Basene ujore. Basen ujëmbledhës. Basen…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASH,~II m. sh. ~E, ~ET 1. det. Pjesa e përparme e anijes ose e barkës. Bashi i anijes (i barkës). Kulla e bashit. Topi i bashit. Rri në bash. Qëndrojnë mbi bash.2. bised. Pjesa më…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASH,~III m. Kunat.
Shfaq përkufizimin e plotë →BASH ndajf., bised. 1. Bukur; mjaft, shumë. E ka marrë veten bash fort. I erdhi bash keq.2. Pikërisht, mu. Bash në ballë e kishte marrë plumbi.3. Me sa duket, me siguri. Bash prej …
Shfaq përkufizimin e plotë →BASH pj., bised. Pikërisht, tamam; për këtë arsye; mu; libr. fiks, plot. - Bash ashtu! - Bash aty! - Bash për këtë! - Bash mirë! - Bash në këmbë! - Bash si kuti! - Bash për këtë sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →BÁSHO m., palak., krahin. Xhaxha, xhaxho (kur i drejtohemi me nderim një të rrituri).
Shfaq përkufizimin e plotë →BASK,~E mb. Që lidhet me krahinën ku jetojnë baskët ose me baskët, që është karakteristik për këtë krahinë ose për baskët, i vendit të baskëve ose i baskëve; që është krijuar nga b…
Shfaq përkufizimin e plotë →BASK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Pjesëtar i popullsisë së lashtë baske, e cila jeton në pjesën veriperëndimore të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës, banor vendës i kësaj krahine ose ai q…
Shfaq përkufizimin e plotë →BAST,~I m. sh. ~E, ~ET Marrëveshje ndërmjet dy a më shumë vetave që hahen për diçka dhe që caktojnë një kusht, të cilin e plotëson kush humbet. Vë (lidh, zë) bast. Humbi (fitoi) ba…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë