Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BARRÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. bised. E ngarkoj me një peshë, i vë një barrë. E barrosi kafshën. - Hajde, barrose mushkën!
2. fig. E ngarkoj një tekst, një mësim etj. me njohuri të tepërta e të vështira për moshën e fëmijëve; mbingarkoj, vështirësoj.
3. I rëndoj me diçka. Balta i barrosi këmbët.
4. bised. I vë dikujt një detyrë, i ngarkoj një barrë, i jap një përgjegjësi; e rëndoj dikë me një detyrim. E barrosi me taksa. Të urtin e barrosin të gjithë. (fj. u.).
BARRÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. bised. E ngarkoj me një peshë, i vë një barrë. E barrosi kafshën. - Hajde, barrose mushkën!2. fig. E ngarkoj një tekst, një mësim etj. me njohuri të te…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARRÓSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur barros dikë a kur barrosem; marrja mbi vete e një barre a e një detyre.2. Ngarkim me barrë të panevojshme, mbingarkim. S’kishte moshë për barrosje të…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARRÓSUR (i, e) mb. 1. Që ka vënë bark, që është bërë me bark. Fëmijë i barrosur.2. Që ka lëshuar bark, i barkësuar, i harkuar. Tavan i barrosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë