Fjalori
BARROS

BARRÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. bised. E ngarkoj me një peshë, i vë një barrë. E barrosi kafshën. - Hajde, barrose mushkën!
2. fig. E ngarkoj një tekst, një mësim etj. me njohuritepërta e të vështira për moshën e fëmijëve; mbingarkoj, vështirësoj.
3. I rëndoj me diçka. Balta i barrosi këmbët.
4. bised. I vë dikujt një detyrë, i ngarkoj një barrë, i jap një përgjegjësi; e rëndoj dikë me një detyrim. E barrosi me taksa. Të urtin e barrosingjithë. (fj. u.).


Rezultate të ngjashme

►BARRÓS/EMI jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Marr përsipër një barrë a një detyrë. U barros vetë nga e keqja.2. pës. e BARRÓS1.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►BARRÓS/EMII jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Vë bark, bëhem me bark (nga ushqimi i tepërt etj.). - Je barrosur shumë, mor djalë!2. vet. v. III Barkëson. Është barrosur muri i shtëpisë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BARRÓSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur barros dikë a kur barrosem; marrja mbi vete e një barre a e një detyre.2. Ngarkim me barrë të panevojshme, mbingarkim. S’kishte moshë për barrosje të…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BARRÓSUR (i, e) mb. 1. Që ka vënë bark, që është bërë me bark. Fëmijë i barrosur.2. Që ka lëshuar bark, i barkësuar, i harkuar. Tavan i barrosur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.