Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BARRIKÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pengesë prej sendesh të ndryshme e të rastit (si gurë, drurë, orendi etj.) që ngrihet nëpër rrugët e sheshet e qyteteve për të luftuar dhe për të penguar lëvizjen e kundërshtarit. Lufta e barrikadave. Ngritën një barrikadë. Vunë barrikada. Sulmoi (çau, kapërceu) barrikadën. U hodh mbi barrikadë.
2. fig. Vend luftërash e përleshjesh; vija e parë e betejave. Barrikadë e luftës.
3. fig. Pengesë, gardh për të ndaluar a për të kundërshtuar kalimin ose futjen e diçkaje; ledh, gardh, barrierë. I vë (i ngre) barrikadë. Kapërcen çdo barrikadë. Thyejmë (shkallmojmë) barrikadën.
4. sport. Pengesa që ngrenë lojtarët me trup a me duar për të mos e lënë topin e kundërshtarit të kalojë në fushën ose në portën e tyre. Topi u përplas në barrikadë.
✱Sin.: pengesë, gardh, ledh, barrierë.
♦ Në *anën tjetër të barrikadës libr. I bëhem barrikadë (diçkaje) libr. e pengoj diçka që nuk duhet të ndodhë a një veprim që nuk duhet bërë; i bëhem prag; i bëhem gardh; i bëhem ledh; i bëhem barrierë.
BARRIKADÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi kur barrikadoj diçka; zënie a bllokim i një rruge etj. me barrikada. Barrikadimi i rrugëve. Policia ndërhyri për të hequr barrikadimet. B…
Shfaq përkufizimin e plotë →►BARRIKAD/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Vendosem në një barrikadë për t’u mbrojtur nga kundërshtari e për të mos lejuar të përparojë më tej. U barrikaduam në rrugën kr…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARRIKAD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Vë a ngre barrikada; bllokoj a zë me barrikada diçka. Barrikadoj një rrugë. Barrikaduan urat dhe kalimet strategjike.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARRIKADÚAR (i, e) mb., libr. 1. Që është i bllokuar a i zënë me barrikadë. Rrugë e barrikaduar. Sheshe të barrikaduara.2. Që është vendosur në një barrikadë për t’u mbrojtur a për…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë