Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BARRËTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që mbart një barrë a një ngarkesë në kurriz; hamall, bartës, mbartës, barrëtar. Barrëtor skele. Jastëk që e vënë barrëtorët në kurriz. Krahë barrëtori.
2. Ai që çon kafshët e ngarkuara me drithë për të bluar në mulli; qiraxhi i karvanit. Po na vjen barrëtor i ri, / Na sjell grurin si flori, / Thuaja këngës, mullixhi. (folk.).
3. Përgjegjës për diçka, ai që është i detyruar të japë llogari për diçka që ka ndodhur; fajtor. Barrëtori i dasmës. Barrëtor për këtë jam unë.
BARRËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Barrëtor. Ndihmuan barrëtarët.2. Ngarkesë me rreth njëzet e pesë kilogramë për kafshë barre. Bleva pesë barrëtarë drithë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARRËTARÍ,~A f. sh. ~, ~TË Puna e barrëtarit; hamalli, hamallëk.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BARRËT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., kryes. v. III Ngarkohem me një barrë.2. vetv., fig. Vihem nën një barrë, caktohem në një detyrë, marr një përgjegjësi etj.3. pës. e BA…
Shfaq përkufizimin e plotë →BARRËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ngarkoj kafshën me një barrë.2. fig. I jap dikujt një detyrë, një përgjegjësi etj.; ia bëj barrë diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARRËTÓR,~E mb. 1. Që mbart një barrë a një ngarkesë në kurriz. U nisën pas kuajve barrëtorë.2. fig. Që është përgjegjës për diçka. Barrëtor i botimit të veprave në dorëshkrim.
Shfaq përkufizimin e plotë →BARRËTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që mbart një barrë a një ngarkesë në kurriz; hamall, bartës, mbartës, barrëtar. Barrëtor skele. Jastëk që e vënë barrëtorët në kurriz. Krahë barrët…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë